Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë vijuar në ditën e tretë të protestës.
Edhe pse në një ditë me shi, studentët nuk janë ndalur duke protestuar sërish tek sheshi 2 prilli në Shkodër.
Studentët e Shkodrës krahas kërkesave që kanë studentët në Tiranë kanë përgatitur me shkrim tri kërkesave të tyre që i kanë dorëzuar edhe zyrtarisht në rektorat dhe ministrinë e arsimit.
Pjesë e protestës u bënë edhe disa gjimnazistë të shkollave të mesme të Shkodrës.
Studentët që po protesojnë edhe në Shkodër, ditën e marte më 11 dhjetor do ta bojkotojnë procesin mësimor në universitetin “Luigj Gurakuqi” derisa kërkesat e tyre të plotësohen të gjitha.