Një qytet i ri mes Lezhës dhe Shkodrës duket është zbuluar tashmë. Rrënojat kanë dalë në sipërfaqe pak metra larg qendrës së Bushatit. Në fund të misionit të tyre, Kryetari I Bashkisë Vau Dejës Zef Hila është takuar me arkeologët Shqiptaro – polak, të cilët kanë bërë zbulimin.

 

Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, është njohur me atë cfarë është arritur, por nga ana tjetër ka garantuar ekspeditën e arkeologëve për mbështetje maksimale nga ana e strukturave të pushtetit vendorë për të cuar më tej këtë kërkim ndërkohe që angazhimi I Bashkisë Vau Dejës do të jetë I vazhdueshëm pasi ky zbulim do të thotë shumë për historinë dhe traditën e kësaj zone.

 

Grupi I arkeologëve Shqiptaro- Polak, kanë falendëruar Bashkinë Vau Dejës për mbështetjen e vazhdueshme dhe nga ana tjetër janë shprehur se falë këtij zbulimi kjo zonë në të ardhmen mund të jetë një nga destinacionet kryesore turistike.

Punimet në këtë zonë filluan para dy javësh në Bushat të Vau Dejësit.

 

Artikulli paraprakMBETJET, IMAZHI NEGATIV I HYRJES SË SHKODRËS
Artikulli tjetërVELIPOJË, PAKËNAQËSIT E PUSHUESVE