Këshilli Kombëtarë i Restaurimit në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar projektin për “Vendosjen e Tabelave Informative” që mundësojnë vizitimin e sitit Arkeologjik të Komanit.

Përmes këtij vendimi promovohet kultura, natyra, dhe peizazhi i zonës përreth, nëpërmjet realizimit të shtigjeve në Koman, shenjimet e tyre janë regjistruar me GPS për të mundësuar turistëve të huaj vizitimin e kësaj pike turistike pa pasur nevjën e një guide turistike.

Helidon Sokoli Përgjegjës i sektorit të arkeologjisë në drejtorinë rajonale të kulturës kombëtare në SHkodër për Star Plus tregon më në detaje për shënjimin e këtyre pikave me tabelat informative.

Ky destinacion i ri është një mundësi mjaft e mirë për zhvillimin e turizmit kulturor të kësaj zone ku përvç historisë që mbart ky vend si zbulimet e varrezës mesjetare të Komanit, më e madhja e gërmuar në Shqipëri i kanë dhënë emër “Qytetërimit Mesjetar të Komanit” ku tashmë i shtohen edhe tabelat informuese të shenjuara në GPS të cilat mundësojnë frekuentimin e këtij vendi atraktiv edhe nga turistët e huja.

Artikulli paraprakÇERTIFIKATA MIRËNJOHJEJE PËR STOMATOLOGËT SHKODRAN
Artikulli tjetërSHESHI ‘’ISA BOLETINI’’ VUAN DEGRADIMIN