27 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 478 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 3 Nëntor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Delvinë, Korçë. Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 27

Të shëruar në 24 orë 16

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 478

Testime totale 1,998,247

Raste pozitive 331,847

Raste të shëruara 328,053

Raste Aktive 201

Humbje jete 3,593

Artikulli paraprakINFLACIONI PËR SHKAK TË LUFTËS NË UKRAINË, BANKA E SHQIPËRISË RRIT NORMËN BAZË TË INTERESIT
Artikulli tjetër“MBRËMJEN E 14 MAJIT DO JEMI NË SHESH TË FESTOJMË RIKTHIMIN E DEMOKRACISË”, META FLET PËR PROTESTËN E 12 NËNTORIT