Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. MSH njofton se nuk është shënuar asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit dhe se nga 492 testime të kryera në të gjithë vendin. Gjithashtu janë infektuar 11 qytetarë, ndërsa janë shëruar 5 të tjerë në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 492 testime, ka 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit.

28 Shkurt 2023 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 492 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Durrës. Janë 147 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,756 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 492
Testime totale 2,040,176
Raste pozitive 333,501
Raste të shëruara 329,756
Raste Aktive 147
Humbje jete 3,598

Artikulli paraprakAUTOMJETI DEL NGA RRUGA, HUMB JETËN DREJTUESI
Artikulli tjetërLËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI, JA KU ISHTE EPIQENDRA