Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të enjteje Zyrën Operacionale për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin.
Duke bërë një paraqitje të situatës, Rama ka deklaruar se masat e deritanishme kanë qenë sa të domosdoshme, aq edhe efikase. Kreu i qeverisë ka nënvizuar se, është e domosdoshme që qytetarët të kufizojnë lëvizjet dhe se pezullimi i aktivitetit arsimor ka qenë po ashtu i nevojshëm.