COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1021 testime, 289 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 32 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1021 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 289 qytetarë, në këto bashki:
203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnje, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamëz, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë.
Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 289
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1021

Artikulli paraprakRAMA BËHET “I HIDHUR” NË AUSTRI: KENI QENË KRAH NESH, POR NDJEJ KEQARDHJE PËR BE-NË
Artikulli tjetërRRITEN TENSIONET MES RUSISË DHE POLONISË, MOSKA: KEMI VRARË RRETH 80 MERCENARË POLAKË NË UKRAINË