Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 963 testime, kanë rezultuar 61 qytetarë të infektuar. 1 humbje jete dhe 58 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 963 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 61 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë. Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Tirana 69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 58 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakREJA OPTIMIST PËR KOMBËTAREN! KAPITENI HYSAJ: DO QËNDROJMË NË MBROJTJE!
Artikulli tjetërMINISTRJA XHAÇKA NË TAKIMIN E NIVELIT TË LARTË NË NJU JORK: SHQIPËRIA MBËSHTET PËRPJEKJET PËR TË DOKUMENTUAR …