Një person ka humbur jetën dhe 424 raste të reja janë identifikuar me koronavirus në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.
Në total numri i rasteve aktive është 2.992. Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.
Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.