Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit për fat të mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri. Sakaq, nga 1,228 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 42 qytetarë, ndërsa 18 të tjerë janë shëruar.
Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,228 testime, 42 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 21 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, Përmet, 2 në Rroskovec, 1 në Kukës, Durrës, Kamëz, Himarë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.
Janë 382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,626 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakNJË TJETËR PAJISJE INTELIGJENTE, JA PËR ÇFARË BËHET FJALË ?
Artikulli tjetërSHIHEJ SI “AMIR KHAN I ARDHSHËM”, SHUHET BOKSIERI I TALENTUAR .