Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 526 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, nuk ka humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 526 testime, 25 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit

22 Nëntor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në Bashkitë:

19 Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, Kuçovë. Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,379 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 526
Testime totale 2,006,611
Raste pozitive 332,168

Artikulli paraprakPËRMBYTJET/ RAMA NË SHKODËR: SITUATA MË E MIRË SE NË 2010
Artikulli tjetërPROVIMET E MATURËS, JA KU DO ZHVILLOHET TESTI VITIN QË VJEN, KUSHI: TË SHMANGET ÇDO LLOJ ABUZIMI!