Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast i COVID. Fatmirësisht nuk raportohet asnjë viktimë.

Njoftimi: Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 33 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Tiranë. Janë 173 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,031 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 2 Janar 2023)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 33

Artikulli paraprakINSTAT: GJYSMA E SHQIPTARËVE JETOJNË NË BANESA TË VOGLA
Artikulli tjetërFSHF I BESOI ‘TIMONIN” E KOMBËTARES/ KA FITUAR VETËM 35 % TË NDESHJEVE SI TRAJNER I PARË, JA ÇFARË DUHET TË DINI PËR BRAZILIANIN SILVINJO