Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” i ka shprehur mirënjohjen të gjithë trupave të Ushtrisë dhe Emergjencave Civile, punonjësve të OSHEE-së dhe Shëndetësisë të cilët kanë qenë në terren për shkak të përmbytjeve.

“Mirëmëngjesi dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakLONELY PLANET’S: SHKODRA, MREKULLI E NATYRËS! NGA LUNDRIMI NË LIQENIN E KOMANIT TEK HIKING NË VALBONË
Artikulli tjetërSHENDETI – 23.11.2022