TAHIRI: RESHJET JANË DREJT FUNDIT, SITUATA PO SHKON DREJT NORMALITETIT. Dy ministrat, ai i Brendshëm dhe ai i Transporteve kanë inspektuar Rezervuarin e Manskurise,
i cili ditë më parë krijoi një situatë alarmante për qytetarët e Durrësit, oasi rrezikohej të çahej diga.Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se reshjet janë drejt fundit dhe situata është e qetë. Tahiri edhe njëherë theksoi se do hetohet kush janë përgjegjësit për dëmtimin e rezervuarit të Manskurisë. Nga ana tjetër, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto tha se po punohet për hapjen e sistemit të shkarkimit. Haxhinasto falenderoi Forcat e Sigurise se Kosoves për ndihmen e ofruar.