Suedia planifikon që më 29 shtator të shfuqizojë të gjitha masat anti-Covid, për shkak të përqindjes së madhe të imunizimit të banorëve dhe përqindjes së ulët të vdekjeve.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Lena Halengren dhe drejtori për Shëndet Publik, Johan Karlson.

Vendimi për shfuqizimin e masave bazohet në përqindjen e lartë të personave të imunizuar dhe përqindjes së ulët të vdekjeve nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Deri më sot në Suedi janë vaksinuar me nga dy doza rreth 70 për qind e të rriturve, derisa përqindja e përgjithshme e qytetarëve të vaksinuar mbi 18 vjet me të paktën një dozë, është 81.6 për qind.

Në dy javët e fundit, Suedia ka përqindjen e tretë më të ulët nga COVID-19 në Evropë.

Artikulli paraprakMERR FUND PRITJA/ APPLE NJOFTON LANÇIMIN E IPHONE 13
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 17 TETORIT NË KOSOVË, NESËR HIDHET SHORTI PËR RENDITJEN E PARTIVE POLITIKE