VODHËN SINJALISTIKËN, 4 PERSONA NË PRANGA.
1.Më datë 07.04.2015, u bë arrestimi në flagrance i shtetasve :
•Kristjan Cingarja, vjeç 22, banues në Fshatin Bardhaj, Shkodër.
• Viktor Germusha, vjeç 20, banues në Fshatin Bardhaj, Shkodër.
• A. C., vjeç 17, banues në Fshatin Bardhaj, Shkodër.
•Paulin Guri, vjeç 23, banues në Fshatin Bardhaj, Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, sepse janë kapur në flagrance nga shërbimet e policisë, pranë Lagjes « 3 Heronjt » Shkodër, duke vjedhur sinjalistike rrugore (sekuestruar si provë materjale një tubë hekuri ku vendosen tabelat sinjalistike dhe një semafor). Materjalet në Prokurori, nenet 134, 22 dhe 25 të K. Penal.
AKSIDENT NË STAJKA, NË GJENDJE TË RËNDË 31 VJEÇARI
Më datë 07.04.2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduard Trushi, vjeç 30, banues në Fshatin Stajkë Shkoder, sepse duke drejtuar mjetin Tip Benz me Targë AA 245 LJ, në aksin rrugorë Krye Bushat – Mjedë Shkodër dhe pikërisht pranë Fshatit Stajkë është përplasur me ciklomotorrin Tip Yamaha, pa targa që drejtohej nga shtetasi K. K., vjeç 31, banues në Fshatin Stajkë Shkodër, i cili ndodhet pranë Spitalit Rajonal Shkodër, në gjëndje kritike për jetën. Materialet në Prokurori, Neni 290 i K. Penal.