DUKAGJIN, MBET NË KORRENT 35 VJEÇARI. Rreth orës 10.30, sipas banoreve të fshatit Nicaj, shtetasi Pellumb Nikaj vjeç 35 banues ne fshatin Nicaj, Komuna Shale, Shkodër, ka hipur ne nje shtylle te tensionit të lartë për te lidhur një tel i cili ishte këputur, tel i cili sipas banoreve furnizon fshatin me energji elektrike, per pasoje ka rene ne kontakt me energjinë dhe ndodhet ne gjendje kritike për jetën.
Shtetasit te mësipërm i është dhëne ndihma e pare nga banoret dhe ne drejtim të tij është nisur helikopteri për ta transportuar ne drejtim te Tiranes.
KOPLIK, ARRESTOHET 43 VJEÇARI. Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Vlamir Smakaj, vjec 43, lindur e banues ne Koplik, Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u be pasi ky person ishte person ne kërkim i shpallur dhe ishte i dënuar për kryerjen e veprës penale te “Prodhim, mbajtje e shitje e narkotikeve” dhe i kane mbetur për te kryer tre vjet e një muaj e një dite burg, ne zbatim te urdhërit te ekzekutimit te gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër.
PRONAT, DHUNË NË M.MADHE.Policia e Shkodrës filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit : L D, vjec 51, banues në fshatin Shtoj i Vjetër Shkodër dhe H D, vjec 60, banues ne fshatin Shtoj Vjetër, sepse më datën 15.11.2014 në ora 16.00 në fshatin Shtoj Vjeter pas një konflikti për probleme pronsie kane rrahur duke u shkaktuar demtime me dashje shtetasve Xh E vjeç 77 dhe S E, vjec 26 banues ne fshatin Shtoj Vjetër.