FINALIZOHET OPERACIONI TATUAZHI.Policia e Shkodrës gjate se enjtes ka finalizuar operacionin e koduar « Tatuazhi »

ku është bere arrestimi në flagrance i shtetasit Gentjan Musollari, vjeç 26, banues në Shkodër, sepse pranë rrugës në lagjen « Salo Halili », është kapur ne flagrancë me armë pa leje Marka EKOL SPECIAL 99 me një fishek, ndërsa gjate kontrollit te banesës ju gjeten dhe sekuestruan ne cilësine e provës materiale 35.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e vendosur në 23 qese farmaceutike. 

 

NDËRTIMET PA LEJE, SËRISH PROÇEDIME PENALE

Më datë 06.10.2014, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Isa I., vjeç 65, banues në fshatin Boriç, Komuna Gruemirë Malsi e Madhe, sepse është konstatuar nga shërbimet e policisë në Fshatin Boriç,  duke ndërtuar një shtëpi 2 kateshe pa leje ndërtimi. Ndërkohe qe blute e Shkodres kane nisur procedimin penal ne gjendje te lire për një 41 vjeçar  banues ne fshatin Grude Fushe,  Komuna Gruemire, Malsi e Madhe, sepse është konstatuar nga shërbimet e policisë në Grudë Fushë, duke punuar në banesën e vëllait të tij pa leje ndërtimi. 

 

Artikulli paraprak“5 HERONJTË” QYTETARËT PRO RIKTHIMIT
Artikulli tjetërBIBLIOTEKA PUBLIKE “MARIN BARLETI”