KALOI PA LEJE, ARRESTOHET KAMERUNASI. Ditën e Dielë, policia e Shkodrës ka nisur proçedimin penal në gjëndje të lirë për vepren « Kalimi i paligjshem i kufirit » për shtetasin Kamerunas, Stanley Akumbe, vjeç 35, banues ne Bamenda, sepse është kapur në qytetin e  Shkodres nga sherbimet e policise, në vendin e quajtur « Ish dollari », pasi ishte futur në teritorin shqiptar në menyre të paligjshme në afersi të PKK Kakavije Gjirokaster.

 

 

Policia e Shkodrës ka zbardhur arrestimin e doganierit në Doganën e Hanit të Hotit në Shkodër. Sipas policisë bëhet me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

1. Gentian Ashikja, vjeç 39, banues në Shkodër. 

2. Lulzim Rehova, vjeç 34, banues në fshatin « Shtoj i Ri » Shkodër.

 

 Arrestimi i ketyre shtetasve u bë, pasi në aksin rrugor Hani Hotit – Shkodër, në afersi te pikes doganore me Malin e Zi, janë kapur ne flagrance nga sherbimet e krimit Ekonomik te DPQ Shkoder, mjetet tip Opel me targa AA 178 GD, dhe Benz me targa AA 216 DH, në të cilat janë konstatuar një sasi prej 720 copë pila bateri të markes Toshiba, te pa shoqeruara me dokumentacionin perkates. 

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit Rizar Fresku, vjeç 60, banues në Shkodër me detyrë Doganier në P.K.K.Hani Hotit Shkodër, pasi ky shtetas nuk ka kryer detyren e tij, duke mos kontrolluar këto mjete dhe ka lejuar kalimin e ketyre mallrave kontrabandë. 

 

DHUNA NË FAMLJE, 3 RASTE NË SHKODËR

 

Dhuna në familje është rikthyer të jetë prezente sërish në Qarkun e Shkodrës. Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, bëhet me dije se është 

kerkese-padia për leshimin e Urdherit te Menjëhershem të Mbrojtjes për një 32 vjeçare banuese në Shkodër, sepse babai i saj 75 vjeçar e ka fyer dhe dhunuar psikologjikisht në menyre të persëritur.Po ashtu gjatë së hënës është plotesuar kerkesë – padia për leshimin e Urdherit te Menjëhershem të Mbrojtjes për një 27 vjeçare  banuese në fshatin Dobrac, Komuna Rrethina Shkoder, sepse është fyer e dhunuar nga  ana psikologjike nga ish bashkshorti i saj 35 vjeçar banues po në fshatin Dobrac, Komuna Rrethina Shkoder. Gjithashtu blutë e Shkodrës kanë nisur proçedimin penal në gjëndje të lirë për një 31 vjeçar  banues në Shkodër, pasi ka dhunuar fizikisht një 51 vjeçar banues ne Kastrat Malesi e Madhe, duke e goditur ne fytyre me grushta. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/O2Bo1fiz1tk?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHOQATA E BLEGTORËVE TRAJNIM ME TË RINJ
Artikulli tjetërRAMA: BUXHETI SHPRESË PËR TË NESËRMEN