BASTET, SEKUESTROHEN APARATURA

Më datë 05.11.2014, filloi preçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Altin M., vjeç 41, i banues në Shkodër, pasi në lokalin e tij « Baste live » të kompanisë Top bast, në lagjen « Kongresi Permetit »  Shkoder, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale : nje  kompjuter bastesh me mbishkrimin HP, një printer i markës « EPSON LQ », një monitor i markës « NEC », dy televizorë plazem marka « ARIELLI » 32 polesh, dy televizorë plazem marka « SUNNY » 40 polesh. Materialet ne Prokurori neni 197 K.Penal. 

 

SHALË, 12 VJEÇARIT I PLAS KAPSOLLA

Më datë 05.11.2014, pranë  Spitalit Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në dorën e majtë shtetasi D. N.,  vjeç 12, banues në Fshatin Nenmavriq, Komuna Shale Shkodër, pasi ne vendin e quajtur Ara e Batakut, Fshati Nenmavriq Komuna Shale Shkodër, duke kullotur bagëtine ka gjetur në tokë nje kapsoll të vjetër, e cila i ka plasur në dorë, duke i shkaktuar fraktura në tre gishtërinjtë e dorës së majtë jashtë rrezikut për jetën. Materialet ne Prokurori.

VIJOJNË AKSIONET E OSHEE

Më datë 05.11.2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Dervishaj,  vjeç 33, banues në Shkodër, pasi në në bashkëpunim me OSHEE – Shkodër, është konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në një lokal Bar Kafe në pronësi të tij në lagjen Kongresi Përmetit Shkodër. Materialet ne Prokurori, neni 137 K.Penal. 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/9oWqzdgdRlw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakIDENTIFIKOHET AUTORI I VRASJES
Artikulli tjetërSEMINAR PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE NË PUNË