Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije këtë të shtunë se cilat janë akset në vend ku mund të kryhet normalisht apo me zinxhirë qarkullimi.

ARRSH njofton se në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër qarkullohet pa probleme ndërsa në qarkun Korçë e më konkretisht në rrugët Boboshticë-Dardhë e Qafë Qarri-Ersekë, për pasojë të reshjeve të dëborës të rëna gjatë orëve të natës, qarkullohet me zinxhirë.

Edhe në rajonin verior të Shkodrës ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë, e kësisoj qarkullohet me zinxhirë ose pjesërisht në rrugët: Zalldardhë-Reç-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Steblevë (20 km e fundit të aksit), Kuben-Vasie, Trebisht-Doganë dhe Qafë Bualli-Krastë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Artikulli paraprakHEC-I NË KANIONIN E HOLTËS/ BALLUKU: PUNIMET PEZULLOHEN PËRKOHËSISHT
Artikulli tjetër‘AMAZON’ SHPEJT ME ROBOTË POSTIERË, EKSPERIMENTIMI FILLON NË UASHINGTON