Puna e pandërprerë e Ministrisë së Transporteve ka bërë të mundur që rrugët kombëtare dhe ato nacionale të jenë të qarkullueshme në mënyrë të pandërprerë.

Gjatë ditës së sotme një pjesë e konsiderueshme e akseve rrugore është e qarkullueshme pa probleme, ndërsa në të tjerë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Njoftimi i Ministrisë së Transporteve: “Në Rajonin Verior Shkodër: Nuk ka ndryshim në gjendjen e akseve të këtij Rajoni. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Në kthesat e ekspozuara ka grumbullime të sasisë borës, për shkak të erërave të forta. Në Rajonin Qëndror Tiranë: Gjendja e kalueshmërisë në akset e këtij Rajoni është normale, me përjashtim të segmentit Lunik – Steblevë, ku qarkullohet me zinxhirë. Nga komunikimi me specialistin e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokastër, mësojmë pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë – Palasë kryhet pa zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë – Gjirokastër dhe Gjirokastër – Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë. Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet – Çarshovë – 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm. Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë”. Ndërkohë mësohet se të gjithë kontraktorët që mbulojnë me kontrata mirëmbajtje akset rrugore, janë në gadishmëri nuk ka probleme ne qarkullimin. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prezencë bore ose ngricash, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. 

Artikulli paraprakPROTESTA NË KOSOVË PËR ARRESTIMIN E HARADINAJT
Artikulli tjetërITALI/ NJË 21-VJEÇAR SHQIPTAR QËLLOHET ME ARMË NË FYTYRË