Për shkak të zhvillimeve të fundit pas veri të Kosovës ku u kidnapuan tre policë të Kosovës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, do të mblidhet të enjten për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm pas këtyre zhvillimeve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të KFOR-it, por edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sakaq, Policia e Kosovës tha sot se tre pjesëtarë të saj janë arrestuar nga autoritetet serbe në afërsi të kufirit me Serbinë.

Policia e Kosovës tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s janë informuar dhe po trajtojnë rastin.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se “rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA ZHVILLON SEANCËN E RADHËS NË STADIUMIN ‘AIR ALBANIA
Artikulli tjetërRRËMBIMI I TRE POLICËVE/ PRISHTINA VIJON MASAT SHTRËNGUESE