TË FTUARIT JAPIN ZGJIDHJE KONKRETE PËR TË ARDHMEN .

Emisioni sportiv, “Star Sport”  është fokusuar tek situata aktuale e Vllaznisë duke u  ndalur në propozime konkrete dhe nismat që janë duke u ndërmarrë për zgjidhjen e situatës. Pikërisht për këtë i ftuar në studio ka qenë Salvator Kaçaj, që përveçse si ish-futbollist ka folur dhe në rolin e një kryetari Komune dhe se si Bashkia e Shkodrës mund të zgjidhë problemin.Po ashtu në studio i ftuar ka qenë dhe këshilltari pranë Këshillit të Bashkisë  së Shkodrës,  Nikë Kodra. Përveç Vllaznisë, “Star Sport” është ndalur dhe  në diskutime për Kombëtaren Shqiptare dhe pse ajo duhej të futej në fushën e lojës në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ka qenë pikërisht Kaçaj por edhe gazetari sportiv, Fatmir Mneri që janë shprehur se i gjithë populli shqiptar është gënjyer nga Federata Shqiptare e Futbollit në gjithë qëndrimin e saj. Po ashtu “Star Sport” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe ekipit të Basketbollit të Vllaznisë që do të luajë ndeshjen e dytë të Ligës Ballkanike ndaj Mornar, ku të ftuar kanë qenë dy basketbollistët e Vllaznisë, Damian Bekteshi dhe  Eni Llazani. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/AGeU_5JjFTU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“3 VJET BURG KUSH VJEDH ENERGJINË”
Artikulli tjetërFASONËT, PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË PUNËS