Emergjencat civile bëjnë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 15 vatra të reja zjarri, në Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Shkodër, Fier, Berat e Lezhë. Janë angazhuar 24 makina zjarrfikëse, 109 forca zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 90 forca ushtarake, 11 forca pyjore dhe helikopterë. 

Qarku Shkodër

Në fshatin Lohe, Njësia Administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me hamullore dhe bimë medicinale. Shërbimi i MZSH Malësi e Madhe ka shuar zjarrin. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha me hamullore dhe bimë medicinale në pronësi të tre shtetasve.

Artikulli paraprakGILMAN LIKA: I LUMTUR QË KTHEHEM NË SHKODËR
Artikulli tjetërDËSHTON SËRISH SEANCA, KOSOVA NUK ZGJEDH DOT KRYEPARLAMENTARIN E RI