Situata sa i takon zjarreve deri tani paraqitet e qetë në bashkinë e Shkodrës.Asnjë vatër e vetmë nuk është shfaqur fatmirësisht si në pyje apo kullota .

Moti është treguar bujar pasi shirat e rënë herë pas here javët e fundit kanë qënë favorizues.Sipas Drejtorit të Emergjencave Civile dhe Parandalimit të Zjarreve në bashkinë e Shkodrës ky është një tregues I mirë krahasuar me të njëjtën periudhë me vitet e shkuara. Një shqetësim I ngritur nga Bushati është edhe ai I mungesës së hidranteve cka vështirëson së tepërmi punën për repartin zjarrëfikës.Në shkodër nga 8 hidrante kanë mbetur 2 të vetëm për shkak të punimeve e kryera nga firmat private të cilat gjatë punës kanë dëmtuar këto hidrante duke I bërë të pa funksionueshëm Si në Shkodër ashtu edhe në pikën turistike të Velipojës mungesa e hidranteve është një shqetësim I madh .Është një problem I mbartur I cili kërkon një zgjidhje dhe ajo e vetme është investimi I ri në sistemin ujësjellës ku të planifikohen edhe hidrantet.

Artikulli paraprakHELMIMET, ÇDO DITË 20 RASTE NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërHIQET TARIFA PËR TV-të PËR TRANSMETIMIN LIVE TË NDESHJEVE