Situata e krijuar nga zjarret në Lezhë është përmiresuar. Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave civile, aktualisht ka dy vatra aktive në malin e Kakarriqit, midis fshatit Kakarriq-Balldren, si dhe duke kaluar në anën tjetër të malit, nga krahu i fshatit Balldren, në anë të rrugës Balldren –Torovicë, pjesa veriperendimore e fshatit Balldren.Në këtë vatër zjarri aktualisht po punojnë 4 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, (përkatësisht 2 bashkia Lezhë, 2 nga Forcat e Armatosura).

Konkretisht forca bashkiake të angazhuara janë 40 përsona, përfshire dhe 15 të shërbimit zjarrfikes. Situata është në monitorim të plotë përsa i përket rrezikimit të banesave dhe objekteve të tjera, ndërsa sipërfaqja që po digjet është kryesisht me shkurre (shegë e egër, ferra e barishte dhe kullota).

Njëkohësisht po monitorohet dhe zjarri i dalë në anën perendimore, në pjesën e rrugës Balldren -Torovicë, i cili në vatrën e mbrëmëshme duket së është fikur, por nuk përjashtohet mundësia e rishfaqjes pasi në lartësine e malit të Kakarriqit vazhdon zjarri. Ndërsa vatra e zjarrit në Shëngjin dhe Mal Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, për shkak të rëndësisë për pozicionimin e tij, pavaresisht se nuk vërehet gjë aktive, përsëri po monitorohet nga Kryetari i Njësisë Administrative Shëngjin me 12 punonjes të kësaj njësie.

Artikulli paraprakTURISTË NGA E GJITHË BOTA NË SHKODËR
Artikulli tjetërANDI EFOVIA, SIPËRMARRËSI SHQIPTAR I DISPATCH NË KANADA: JA AKTIVITETI IM ATJE…