Situata e zjarreve si ne te gjithe vendin edhe ne bashkine Malesi e Madhe per gjate muajve te veres ka qene e qete por problemi me i madh ka qene muaji shtator ku ne territorin e kësaj bashkie jane shenuar 62 vatra zjarri,
kjo behet e ditur nga drejtori I repartit zjarrfikes ne bashkine Malesi e Madhe Besnik Hasa.
Hasa tha qe rastet e renies se zjarreve kane perfshire kryesisht kullota ,barishte por dhe toka te punuara me bime medicionale.
Edhe kete sezon qe lame pas sherbimi zjarrfikes i Malesise se Madhe ka punuar ne kushte te veshtira teknike per sa i perket mjeteve ku ato jane te pamjaftueshme dhe e pakesojne mundesine per nderhyrje ne rast zjarresh,
por njekohesisht edhe ato ekzistuese jane ne gjendje te amortizuar gje e cila e ka veshtiresuar se tepermi punen e efektiveve te repartit zjarrfikes te cilat jane shembull i punes duke luftuar me flaket jo pak here.