Situata e krijuar nga zjarret në Qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike.Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, aktualisht janë tre vatra aktive, konkretisht në fshatin Malecaj dhe Kolajakaj, njësia administrative Balldre, bashkia Lezhë, zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të ulët.Nga pjesa e fshatit Kolajakaj (në drejtim nga ana veriore e zjarrit) flaket janë izoluar, dhe mund të themi se është shuar plotësisht, kurse në pjesën ish-kampi i të burgosurve në fshatin Malecaj janë disa vatra zjarri me intensitet mesatar dhe nuk përbën rrezik për zonen e banuar.

Në këtë zonë kanë operuar 50 forca, përfshire dhe ata të ushtrisë të cilët po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.Ndërsa vatra e zjarrit në pjesën e sipërme të malit Kakarriq, në afërsi të lagjes Shkëmb i Kuq, të fshatit Torovicë, Njesia Administrative Balldre, bashkia Lezhë është izoluar dhe po shkon drejt shuarjes së plotë, pas ndërhyrjes së kryer në fillimin e ditës me një grup zjarrfikësish dhe 15 efektiv të Forcave të Armatosura, ndërsa lloji i sipërfaqes së përshkuar është shkurre dhe barishte.

Ndërsa zjarri i rënë në zonën e Rërës së Hedhur, fshati Mal Rencit, njësia administrative Shëngjin, nuk paraqet rrezik për banesat. Situata po monitorohet nga forcat e Shërbimit Pyjor, të bashkisë Lezhë dhe zjarri është përhapur duke kaluar në zonen e Velipojes.

 

Artikulli paraprakPS MBLEDH NESËR KONGRESIN ZGJEDHOR, ZBARDHET AXHENDA
Artikulli tjetërRRUGORJA BËN BILANCIN E JAVËS/ ARRESTOHEN 40 DREJTUES MJETESH, 156 PATENTA TË PEZULLUARA DHE MBI 20 MIJË GJOBA NË TË GJITHË VENDIN