Me kërkesë të Emergjencave Civile ditën e sotme në Shqipëri do të mbërrijnë nga Gjermania edhe dy helikopterë të “Viva helicopters”.

Gjatë ditëve të fundit helikopterët Viva po punojnë nga mëngjesi deri në darkë për shuarjen e flakëve. Të mërkurën, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e kompanisë së helikopterëve VIVA për shuarjen e flakëve në fshatin Maqellarë në Dibër. Po ashtu helikopterët e kompanisë Viva kanë marrë pjesë edhe në aksione në zonën e Fushë Bulqizës, si edhe në jug të vendit në Malin me Gropa.

Artikulli paraprakKJO ËSHTË ARSYEJA PSE PO JU NXEHET TELEFONI
Artikulli tjetërMOGHERINI-SERBISË: S’KA ANËTARËSIM NË BE PA NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE ME KOSOVËN