Shifrat e koronavirusit në Itali vijojnë të jenë të larta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orë janë identifikuar 101, 864 raste të reja nga 393, 663 teste të kryera.
Norma e pozitivitetit është 10.2%.
Nga autoritetet shëndetësore u raportua se 415 pacientë kanë humbur jetën.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë 11,765,767 italianë janë infektuar nga Covid, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.