Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në total numri i rasteve aktive është 637.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,126 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.