Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 944 teste për koronavirus, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 31 qytetarë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orë janë shëruar 32 qytetarë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Informacion i plotë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 944 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:
16 në Tiranë, 3 në Fier, 4 në Kolonjë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Korçë. Janë 284 qytetarë aktivë me covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,561 që nga fillimi i epidemisë.