Drejtori i KESH Benet Beci, me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke komentuar situatën intensive të reshjeve, tha se shkarkimet janë në minimum.

Beci thekson se reshjet e shiut nuk ndikojnë në zonën e nën Shkodrës.

Postimi i drejtorit të KESH-it Benet Beci:

Korporta Elektroenergjitike Shqipëtare  po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

  • HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

Artikulli paraprakLËPUSHA PA DRITA DHE E IZOLUAR. BANORËT KËRKOJNË NDËRHYRJEN E INSTITUCIONEVE
Artikulli tjetërE RËNDË NË GREQI/ 27-VJEÇARI SHQIPTAR QËLLOHET ME 5 PLUMBA NË MAKINËN E TIJ, SHPALLEN NË KËRKIM 2 PERSONA