Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. MSH njofton se nga 443 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga virusi.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 443 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

16 Dhjetor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në Bashkitë:

9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Rrogozhinë, Mallakastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Kamëz, Fier, Vlorë, Pogradec, Berat. Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,713 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 443
Testime totale 2,014,596

Artikulli paraprakDREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT LAJMËRON NJË SERE NDRYSHIMESH NË STRUKTURAT QENDRORE DHE VENDORE TË POLICISË
Artikulli tjetërZGJEDHJA E DUMANIT NË KRYE TË SPAK, AMBASADORJA E BE