Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. MSH njofton se nga 612 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 24 qytetarë, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga virusi.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 612 testime, 24 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit
14 Dhjetor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 612 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në Bashkitë:
14 në Tiranë, 3 në Berat, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Durrës, Vlorë, Sarandë. Janë 200 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,683 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 14 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 612