Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. MSH njofton se nga 400 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 400 testime, 13 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit
21 Janar 2023 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 400 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në Bashkitë:
4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat. Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 21 Janar 2023)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 400
Testime totale 2,027,626
Raste pozitive 333,169
Raste të shëruara 329,376
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,596