Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend. Nga 628 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person dhe 38 pacientë të shëruar.

Njoftimi i MSH:

8 Nëntor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Shijak, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Këlcyrë, Tepelenë, Elbasan. Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,167 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 628
Testime totale 2,000,550
Raste pozitive 331,944
Raste të shëruara 328,167
Raste Aktive 184
Humbje jete 3,593

Artikulli paraprakSQARIM I OPINIONIT PUBLIK NË LIDHJE ME REAGIMIN E STAFIT AKADEMIK TË FAKULTETIT EKONOMIK, SA I PËRKET PROGRAMIT TË DOKTORATURËS
Artikulli tjetërZBULIMI I JASHTËZAKONSHËM, DYSHOHET SE MUND TË JETË GJETUR VARRI I MBRETËRESHËS EGJIPTIANE KLEOPATRA