Referuar të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me situatën epidemiologjike në vendin tonë me Covid-19, në 24 orët e fundit janë shënuar 41 raste të reja infektimesh, në 407 testime të kryera. MSH njofton se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Njoftimi i MSH:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 41 qytetarë, në këto bashki:
18 në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz.
Janë 341 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 407