Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. MSH bën me dije se nga 411 testime të kryera në 24 orët e fundit rezultuan pozitivë 16 qytetarë. Ndërkohë nuk raportohet se asnjë qytetar nuk ka humbur jetë si pasojë e virusit.

Njoftimi:

3 Shkurt 2023 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 411 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:

9 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Fier, Dimal, Kuçovë. Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,543 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 411
Testime totale 2,032,010
Raste pozitive 333,269
Raste të shëruara 329,543
Raste Aktive 130
Humbje jete 3,596

Artikulli paraprak“ÇDO VONESË TASHMË ËSHTË E PAJUSTIFIKUAR”, GRUPI I ALIBEAJ THIRRJE APELIT: SHQYRTONI ANKIMIMIN!
Artikulli tjetërVENDET E BE-SË BIEN DAKORD PËR KUFIRIN E ÇMIMIT TË NAFTËS RUSE, JA KUR HYN NË FUQI