Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.Sipas MSH, në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 32 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Njoftimi:

5 Janar 2023 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 32 qytetarë, në Bashkitë:

8 në Tiranë, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lushnje, Gjirokastër, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Tropojë, Shijak, Krujë, Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë, Sarandë, Tepelenë, Kuçovë. Janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,078 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Janar 2023)
Raste të reja ditore 32
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 645
Testime totale 2,020,928

Artikulli paraprakLAJM I MIRË NGA LUFTA NË UKRAINË, PUTIN JEP URDHRIN PËR ARMËPUSHIM, JA KËRKESA PËR KIEVIN
Artikulli tjetërRRITEN ME 7 % PAGAT NË BE, VON DER LEYEN DO PAGUHET ME 1000 EURO NË DITË. JA SA DO TË MARRIN KOMISIONERËT DHE EURODEPUTETËT