Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. Sipas MSH, nga 336 testime të kryera ka rezultuar pozitiv vetëm një qytetar. Ndërkohë asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit në 24 orët e fundit.

Njoftimi i MSH:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID19 në Bashkinë Tiranë. Janë 112 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,562 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336
Testime totale 2,032,346

Artikulli paraprakPROPOZIMI FRANKO-GJERMAN/ PËRFAQËSUESIT E SHQIPTARËVE DHE BOSHNJAKËVE NË SERBI TAKIM ME KURTIN
Artikulli tjetërFOTOLAJM/ ME FAMILJEN MALËSI TË MADHE, RAMA IKËN NGA ZHURMA E ‘TIRANËS POLITIKE’