Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me Covid-19 në vend. Sipas MSH, një qytetar ka humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 11 qytetar janë shëruar në 24 orët e fundit. Ndërkohë, nga 81 testime të kryera, ka rezultuar pozitiv vetëm një qytetar.

Njoftimi:

20 Shkurt 2023 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 81 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë Berat. Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 79 vjeç, nga Tirana. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,672 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 81
Testime totale 2,037,265
Raste pozitive 333,400
Raste të shëruara 329,672
Raste Aktive 130
Humbje jete 3,598

Artikulli paraprakELON MUSK SJELL RISINË, IKONA BLU E VERIFIKIMIT PËR TË ‘FAMSHMIT’ NË INSTAGRAM DHE FACEBOOK ME PAGESË!
Artikulli tjetërNGA BANKAT TE IMPORTET DHE EKSPORTET, BORRELL: PAKETA E RE E SANKSIONEVE NDAJ RUSISË MIRATOHET NË ORËT NË VIJIM