Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid 19. Ndërkohë, nga 289 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Njoftimi i MSH:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në këto bashki:
10 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë. Janë 594 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,647 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 389
Testime totale 1,978,622