Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e të infektuarve me virusin Covid19 përgjatë 24 orëve të fundit në vend, duke sqaruar se është regjistruar edhe një humbje jete.

Njoftimi:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 459 qytetarë, në këto bashki:
206 në Tiranë, 59 në Durrës, 37 në Fier, 23 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Kavzjë, Berat, 14 në Vlorë, 7 në Divjakë, nga 6 qytetarë në Krujë, Vorë, Himarë, Gjirokastër, Tepelenë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Bulqizë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Dibër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Shijak, Roskovec, Kolonjë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Skrapar. Janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 241 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 459
Të shëruar në 24 orë 241
Të shtruar në spitale 25
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1173

Artikulli paraprakEVROPA GODITET RËNDË NGA THATËSIRA
Artikulli tjetërGJASHTË GOLA NË 5 NDESHJE, KUSH ËSHTË TALENTI SHQIPTAR QË KRYESON LISTËN E GOLASHËNUESVE NË LIGËN E KONFERENCËS