Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përditësimin e saj të përditshëm në lidhje me situatën e virusit COVID19 në vend për 24 orët e fundit. Ministria bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 501 testime të kryera rezulton se nuk ka pasur asnjë humbje jete nga virusi, ndërsa raporton se 22 qytetarë janë infektuar dhe 27 te tjerë janë shëruar përfundimisht.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 501 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 27 të shëruar në 24 orët e fundit
27 Tetor 2022 – Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Poliçan, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Selenicë. Janë 233 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,897 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 27 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 501
Testime totale 1,995,648
Raste pozitive 331,723
Raste të shëruara 327,897
Raste Aktive 233
Humbje jete 3,593