Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 313 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa 15 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 313 testime, 19 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

16 Tetor 2022 – Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 313 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto bashki:

9 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mat, Fier, Patos, Mallakastër, Vlorë. Janë 256 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,644 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 313
Testime totale 1,990,227

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA TRI HUMBJE, EKIPI DREJT DËSHTIMIT
Artikulli tjetërFRANCA GATI TË TRAJNOJË RRETH 2 MIJË USHTARË UKRAINAS: PO VËREJMË FAKTET, LUFTA DUKET SE DO ZGJASË