Shteti australian i Victoria ka shtyrë sërish izolimin e vendit, pasi rastet me COVID-19 atje janë në rritje.

Ekspertët janë të mendimit se izolimi, do të ndihmojë në një frenim të virusit dhe do të mund të kontrollojnë situatën, që të mos dalë nga kontrolli.

Sipas njoftimit, Victoria, e cila është dhe shteti i dytë më i populluar i Australisë do të jetë i mbyllur deri më 10 qershor, e kjo, është izolimi i katërt që përjetojnë banorët e këtij komuniteti, që prej shpërthimit të pandemisë.

“E di që ky është një lajm i keq, por të gjithë duhet të dëgjojnë. Ne kemi rritje të shtuar të rasteve, e për këtë arsye duhet që situata të vendoset në kontroll. Nëse nuk i nënshtrohemi bllokimit, situata mund të agravohet e të në dalë nga kontrolli”, tha kryeministri i shtetit, James Merlino.

Vlen të përmendet, se nga masat që janë ende në fuqi në këtë shtet Australian, janë ndalimi i tubimeve, lëvizja e panevojshme në një distancë prej 10 km nga shtëpia si dhe studentët e shkollave të mesme dhe të larta, i duhet të zhvillojnë mësimin online, e jo në ambientet fizike të klasave.

Artikulli paraprakMOS E NEGLIZHONI! MËSONI SI NDIKON AKTIVITETI FIZIK NË ULJEN E KOLESTEROLIT
Artikulli tjetërRUÇI URIM PËR FESTËN E REPUBLIKËS: ITALIA, MIKE E ÇMUAR DHE PARTNERE STRATEGJIKE E SHQIPËRISË