Pavarësisht kushteve të vështira të motit, situata e rrugëve kombëtare paraqitet e mirë në orët e para të ditës së martë.
Sipas Ministrisë së Transporteve, është punuar pa ndërprerje në të gjithë teritorin, që të bëhet e mundur që rrugët të jenë të kalueshme pa ndërprerje. Ministria e Transportit nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, informon se situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë: Në Rajonin Verior Shkodër: Në akset e këtij Rajoni vazhdon puna nga ana e firmave kontraktore për pastrimin e akseve nga bora dhe kriposjen e tyre me kripë, për shkak të ngricave dhe erërave të forta që janë prezente sidomos në Tropojë dhe në Dibër. Akset e Tropojës qarkullohen pa zinxhirë. Edhe aksi Milot – Tuneli Thirrë – Kalimash – Dogana Morinë, qarkullohet pa zhinxhirë. Akset e Kukësit dhe Dibrës, si dhe pjesa fundore e segmentit Dedaj – Razëm, qarkullohen me zinxhirë. Në Rajonin Qëndror Tiranë: Akset e këtij Rajoni janëpastruar dhe vazhdon puna për hedhjen e kripës në zonat ku ka prezencë ngricash. Me zhinxhirë qarkullohet në segmentin QAfë Priskë – Qafë Mollë. Në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin. Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës, vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës, pasi nga temperaturat shumë të ulëta, ka prani të ngricave në rrugë. Në këtë Qark, kalohen me zinxhirë akset Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, si dhe në Qafën e Qarrit. Në akset e tjera të këtij Rajoni është bërë hedhja e kripës në zonat ku ka prani ngricash dhe qarkullimi është normal. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në zonat ku ka ngrica, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.