Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe anëtarët e tij (Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, mbështetur dhe nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, përmes një deklarate për shtyp dënojnë dhunën dhe krimet e terroristëve të ISIS në Irak.

Në deklaratë theksohet se “ne po ndjekim me shqetësim situatën, që po ndodh këto ditë në Lindjen e Mesme, në mënyrë të veçantë përndjekjen kriminale, që terroristët e ISIS në Irak po ushtrojnë ndaj popullsisë lokale të krishterë, madje edhe ndaj myslimanëve dhe minoriteteve të tjera, e në mënyrë mizore përndjekjen dhe dëbimin e detyruar me dhunë të të krishterëve irakianë dhe të irakianëve të feve të tjera, prej vendit të tyre. Ne dënojmë me forcë akte të tilla kriminale, që nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet themelore të besimeve tona”.  “Në emër të Zotit kërkojmë të ulen armët e të kërkohet paqe dhe bashkëjetesë. I bëjmë gjithashtu apel Faktorit Ndërkombëtar, që të gjejë zgjidhjet e duhura në mënyrë që të ndalet fenomeni i largimit dhe i shpërnguljes me dhunë të banorëve të Mosulit dhe të rrethinave, për shkak të besimit të tyre. Ne besojmë ngultësisht, se e drejta e besimit është një e drejtë themelore e njeriut. Ne i gëzohemi kësaj të drejte në Shqipëri dhe një realiteti, që besimet fetare kanë ndërtuar e vazhdojnë të ndërtojnë me shumë mund në vendin tonë”. Ndër të tjera, në deklaratë theksohet se “ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë ata që vuajnë, jo vetëm në Irak, por në të gjitha vatrat e konfliktit në Lindjen e Mesme, e u sigurojmë atyre lutjen dhë afërsinë tonë shpirtërore”

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/UIF6-D0FCIY?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTRAFIKU I RËNDUAR, DUHEN MARRË MASA
Artikulli tjetërNDRYSHON DREJTORI I HIPOTEKËS NË SHKODËR